Moti i acartë ka pushtuar shumë qytete të vendit dhe shumë prej tyre janë zbardhur nga dëbora. Ulja e temperaturave gjatë këtyre ditëve ka bërë që të krijohen disa probleme me ngricat dhe mungesën e ujit të pijshëm në disa qytete.
Meteorologia Adiola Bami u shpreh për Report Tv se temperaturat e ulëta do të shënohen deri në mesin e muajit janar.
Dita e martë do të jetë përsëri e ftohtë, me minus 11 gradë celcius, Erseka dhe Peshkopia, ndërsa pas ditës së martë pritet të kemi një rritje graduale të vlerave termike, duke shënuar vlerat tipike të dimrit. Këto temperatura të ulëta do të jenë deri në mesin e janarit, të cilat do të jenë në vlera negative. Pjesa e parë e janarit pritet të jetë e ftohtë dhe me reshje të pakta.
Adiola Bami, Meteorologe
Meteorologia Bami tha se sot është shënuar në Peshkopi temperatura më e ulët, -13 gradë celcius. Më tej, ajo u shpreh se kryeqytetasit do të mund ta shijojnë dëborën vetëm në zonën e malit të Dajtit, pasi Tirana duket se nuk do të preket nga dëbora për këtë vit.
Situata deri më tani është paraqitur e vështirë në Kukës, Dibër, Bulqizë, Krujë por edhe në Konispol. Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa fshatra, e konkretisht në Dibër evidentohen deri më tani nëntë fshatra të bllokuara.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7701
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06
-
Jemi në vjeshtë! E hëna nis me diell, pastaj vjen shiu! Parashikimi i motit për këtë javë
23 Shtator, 08:13
-
Reshje shiu e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
15 Shtator, 07:24
-
Temperaturat pësuan rënie të ndjeshme, parashikimi i motit për këtë fundjavë
14 Shtator, 07:19
-
Pas të nxehtit përvëlues, sot pritet rikthimi i reshjeve të shiut dhe rënie e ndjeshme e temperaturave! Si parashikohet moti për këtë javë
9 Shtator, 07:23
-
Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti sot
1 Shtator, 07:46
-
Në mesditë priten rebeshe shiu me shtrëngata, si parashikohet moti për sot
28 Gusht, 07:19
-
Moti i pazakontë, meteorologia për Report Tv: Të mërkurën priten shtrëngata dhe reshje shiu! Shtatori do të jetë i ngrohtë
27 Gusht, 13:45
-
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
27 Gusht, 08:32
-
E dielë me diell e temperatura deri në 36 Gradë Celcius, Ja parashikimi i motit për sot
25 Gusht, 07:39
-
Reshje lokale shiu në zonat malore, si parashikohet moti për sot
24 Gusht, 07:29