Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Këtë javë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të Frontit të Ftohtë.

Ditët Hënë e Martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Dita e Mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Si dhe prezencë të reshjeve të borës me intensitet të ulët në relievet malore.

Ditët e Enjte e Premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakëta deri në mesatar.

Ditën e Hënë në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23m/s  shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë, më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10m/sek.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën