Temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Foto ilustruese

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme të ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.  Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të shkurtra me diell në zonën e qendrës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në orët e mbrëmjes reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. 

Era do të fryjë e fortë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15-20m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen: 
në zona malore 0 deri 10°C
në zona e ulëta 5 deri 17°C
në zona bregdetare 8 deri 17°C

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët