Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni për Report Tv: Ky dimër do të jetë më i ftohtë se vitet e kaluara

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një intervistë për Report Tv, ka treguar se ky dimër të jetë më i ftohtë se vitet e kaluara.

“Sivjet temperaturat e ulëta nisën më herët. Ky dimër pritet të jetë më i ftohtë dhe me temperatura më të ulëta se gjatë viteve të fundit tha Anira Gjoni për Report Tv duke theksuar se temperaturat do shkojnë deri në 0 gradë.

Përsa i përket kësaj jave të parë të dhjetorit Gjoni nënvizoi se dita e sotme dhe e marta do të karakterizohen nga temperatura të ulëta, ndërsa nga e enjtja rikthehen reshjet e shiut

Temperaturat parashikohen:

Në zonat bregedetare 8 deri në 14 gradë celcius

Në zonat e ulëta ku përfshihet edhe kryeqyteti 5 deri në 13 gradë celcius

Në zonat malore -1  gradë deri në 6 gradë celcuis

“Në veri dhe lindje reshjet priten në formën e dëborës, ndërsa në pjesën tjetër të terrirorit do të kemi reshje shiu. Megjithëse ashtu si reshjet e dëborës dhe të shiut do të jenë me intensitet të ulët”, theksoi Gjoni.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu nëse në Tiranë do të bjerë borë, Gjoni tha se këtë javë nuk do kemi, por mund të kemi gjatë muajve në vijim. Në përfundim Gjoni theksoi se nuk përjashtohet mundësia që gjatë dimri të prekemi nga përmbytjet.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Lufta ndaj korrupsionit/ Manja: Reforma ka rikthyer besimin tek drejtësia! SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Askush mbi ligjin

Lufta ndaj korrupsionit/ Manja: Reforma ka rikthyer besimin tek drejtësia! SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Askush mbi ligjin