Temperaturat deri në 14°C maksimalja, ja parashikimi i motit për sot

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjell kthjellime dhe kalime vranësirash, po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë Veriu i kontinentit. Ndërsa Europa Lindore do të jetë me vranësira dhe reshje dëbore, por me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Qendrore.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen