Shqipëria gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të shfaqen herë pas here vranësira, të cilat më të dendura do të jenë në skajin verilindor të Shqipërisë. Megjithatë, nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten, duke u luhatur 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.











Komente
Komento