Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do ketë reshje.
Megjithëse mëngjeset e kësaj fundjave do jenë të freskët, sipas Meteoalb parashikohet që temperaturat e mesditës të rriten ndjeshëm ku e shtuna ngjit termometrin në 27-30 grade.
Ndërsa e diela sjellë tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve të Ultesirës perëndimore shënon 30 grade celcius, ndonjë zonë të veçantë edhe mbi 31 gradë.
Komento