Moti do të dominohet nga kthjellime, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 gradë.
Sipas MeteoAlb moti i kthjellët dominon në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.
Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontientit te Europes mbetet në ndikimin e motit te kthjellet dhe vranësirave te lehta. NDERSA Europa Lindore si edhe Ishujt Biritanike karakterizohen nga vranesira konvektive dhe rrebeshe shiu.