Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim vranësirash.
Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë paradites në gjysmën lindore të vendit ndërsa kthjellimet mbeten në zonat bregdetare. Pas mesditës vranësirat do të përfshijnë gjithë vendin tonë por nuk do të ketë reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h Lindor - verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në qëndër të kontinetit do të diktojë në këtë rajon rrebeshe shiu, stuhi ere e dëbore. Po ashtu edhe Britania e madhe paraqitet me reshje shiu mesatare dhe intensive. Ndërsa kthjellime do të mbizotërojnë në dy skajet veri dhe jug i kontinentit.