Vendi ynë do të ndikohet nga alternime kthjellimesh e vranësira të pakta, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten.
Sipas MeteoAlb Shqipëria do të jetë në ndikimin e një presioni të lart atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Pritet që në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë ultësira perëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Europa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. PO ashtu në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut do të vijoj të jetë Gadishulli Iberik