Temperaturat do të rriten, parashikimi i motit për sot

Temperaturat do të rriten, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Do të mbetemi sërisht në ndikimin e qëndrës së presionit të lartë atmosferik duke bërë që orët e paradites të dominohen nga mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirirt lindor ku do të shfaqen vranësira të lehta, sipas meteoAlb. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulët por zhvillim të vranësirave do të ketë në ekstremin verior duke rrezikuar shira të izoluar dhe të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke bërë që vlera më e ulët të jetë në Ersekë  12°C ndërsa maksimalja në rang territori parashikohet  në Qarkun e Elbasanit deri në 31°C. Dita e martë sjellë forcim të parametrit të erës, kryesisht në bregdet duke arritur deri në 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijojnë pjesërisht vendet e Europës Qëndrore dhe Lindja e kontinentit Europian do të paraqitet me vranësira, rrebeshe shiu. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Vendet Nordike, Europën Perëndimore dhe Rajonin e Mesdheut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi