Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke sjellë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues.
Temperaturat e ajrit ulen sërish me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11 °C.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior - verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.