Temperaturat do të vijnë në rritje, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, ndërkohë që pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit.  Sakaq temperaturat e ajrit do të vijnë në rritje.

Sipas MeteoAlb vendi ynë deri në mesditë karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat qendrore dhe jugore duke rrezikuar shira të izoluar.

Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezentë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të theksuara mbeten zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për ngacmim seksual rikthehet në detyrë në disa shkolla dhe bën të njëjtën gjë! Nxënësit: Kemi frikë