Moti në vendin tonë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa temperaturat do të vijnë në rritje.
Sipas MeteoAlb kushtet e qëndrueshme atmosferike sjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës. Por në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat e ulëta si edhe malore përgjatë shtrirjes Lindore, duke e lënë bregdetin në ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do te rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Perendimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore dhe ajo Lindore mbetet në prezencën e reshjeve të dendura të dëborës, PO-ashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore paraqiteT pjesërish Europa Qendrore NDERSA pothuajse i gjithë kontinenti Europian karakterizohet nga masa ajore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët dhe të ngrohtë