Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë mbeten konstante, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë mbeten konstante, njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërkohë që temperaturat mbeten konstante.

Sipas MeteoAlb, vijon që Republika e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë mbeten konstante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi