Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjat paradites. Pasditja sjellë kalime vranësirash në gjysmën lindore ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por nuk priten ndryshime në vlerat maksimale  duke  u luhatur nga 3°C  mëngjesi deri në 22°C mesdita.                                  

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor  duke krijuar dallgëzim  2 ballë.

Rajoni dhe Europa: Kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të kontinetit Europian. KU më të dukshme kthjellimet do jenë në Pellgun  e Mesdheut. NDERSA vranësira dhe shira të pakët do ketë pjesërisht europa Perëndimore, po ashtu veriu i kontinetit do ketë rreshje dëbore për shkak të temperaturave të ulta.