Temperaturat e larta, 4 autoambulanca në shërbim të qytetarëve në Tiranë! Infermieri për Report Tv: Evitoni daljet dhe pini sa më shumë lëngje

Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë t'ju drejtohen bluzave të bardha dhe për të qenë më pranë tyre, katër autoambulanca janë vendosur në katër pika të ndryshme të kryeqytetit për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, turistëve dhe pushuesve që shfaqin shqetësime dhe probleme shëndetësore gjatë ditës.

Katër autoambulancat janë stacionuar në disa nga pikat kryesore dhe më të populluara të Tiranës, kryesisht në zonën e 21 dhjetorit, në qendër , pranë parkut të liqenit artificial dhe afër bulevardit të ri.

Për të folur më tepër mbi këtë shërbim dhe mbi shqetësimet që shfaqin qytetarët në këto ditë të nxehta vere, infermieri i urgjencës Ermal Haxhijasi në një intervistë me gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi thotë se prej më shumë se një jave është stacionuar në autoambulancë në shërbim të qytetarëve.

 Sipas infermierit, shqetësimet kryesore të pacientëve vijnë si pasojë e temperaturave tepër të larta dhe për shkak të dehidratimit apo ekspozimit të tepër t në diell.

“Goditje nga dielli, dehidratim, gjendje të fikti apo momente dobësie, tension i ulët për shkak të temperaturave të larta janë disa nga shqetësimet kryesore të qytetarëve në këto ditë të nxehta vere”, tha infermieri.

Teksa këshillon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojë daljet në orët e pikut, infermieri bën thirrje që çdokush të konsumojë sa më shumë ujë në mënyrë që të parandalojë shqetësimet e përmendura më lart.

“Hidratimi është kryesor, duhet të konsumohet sa më shumë lëngje që trupi të përballojë temperaturat larta. Gjithashtu këshillohet të evitohen daljet gjatë ditës dhe qytetarët të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. Çdokush duhet të konsumojë 2 litra ujë para orës 12:00”.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë