Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë krijuar vatra zjarresh në rrethin e Vlorës. Gjatë mesditës së sotme u regjistruan 2 vatra zjarri, një në fshatin Delisuf në Njësinë Administrative Novoselë dhe një tjetër në fshatin Çeprat të bashkisë Selenicë.
Në fshatin Delisuf, flakët kanë djegur 1 hektarë me grurë të pa korrur për këtë vit, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Shkak i zjarrit mësohet të ketë qenë një pakujdesi e pronarit të tokës, i cili në përpjekje për të djegur një pjesë ferre, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit , të cilat ndihmuar dhe nga era janë përhapur duke djegur kështu arën me grurë. Mësohet së kjo është hera e dytë që një arë me grurë përfshihen nga flakët, pasi një javë më herët u dogj qëllimisht dhe një arë në fshatin Bishan.
Ndërsa, në fshatin Çeprat janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj.
Raportohet se shërbimet zjarrfikëse i kanë vendosur nën kontroll flakët, pavarësisht terrenit të vështirë dhe vështirësive që hasën në mbërritjen në zonë.