Nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë këtë qershor, plazhi është kthyer në vendpushimin më të preferuar.

Dyndja e pushuesve vendas e të huaj drejt bregdetit në Vlorë ka krijuar trafik të rënduar paraditen e sotme në zonën e Skelës e përgjatë Lungomares.

Pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv në Vlorë, Mandi Xhelili, pasqyrojnë trafikun kilometrik në qytetin bredgetar.