Temperaturat e larta, vaksinimi kundër COVID në Elbasan jo më në shesh, Bashkia vë në dispozicion Teatrin Skampa

Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vaksinimi kundër COVID në Elbasan nuk do të kryhet më në shesh. Bashkia ka vënë në dispozicion Teatrin Skampa, ku çdo person mbi 50-vjeç duhet të shkojë tashmë që të marrë dozën e vaksinës. Kjo u bë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

"Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion Teatrin Skampa për vaksinimin e popullsisë. Vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa. Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm", shkruan Balla.

Kujtojmë se një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi do të bëhet në shtëpi për të moshuarit që nuk kanë mundësi të lëvizin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike