Prej ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperatura ekstremisht të ulta, të cilat priten të ulen në vlera minimale deri në -12 gradë C. Reshje dëbore gjatë natës ka pasur në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj si dhe në zonën Hani i Hotit Tamarë, ndërsa nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve.
Sipas ARRSH kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
‘Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.’- njofton ARRSH.
Lajmi kryesor: