Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, apelon të gjithë qytetarët e kryeqytetit për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë edhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.
“Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.
Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.
![]()
Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit. Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj! Së bashku kalojmë çdo vështirësi!”-shprehet UKT.
Lajmi kryesor:
Sot temperaturat shkojnë deri në -10 gradë, i gjithë vendi në mot ekstrem! Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit, e kalueshme me zinxhir! Ja zonat problematike
Komente

