Temperaturat e ulëta zbrazin 'depozitat' e gazit në Europë, ulen 'pikiatë' rezervat

Temperaturat e ulëta zbrazin 'depozitat' e gazit në Europë, ulen 'pikiatë' rezervat

Foto ilustruese

Temperaturat e ulëta në të gjithë Europën po zbrazin “depozitat” europiane të gazit me një ritëm shumë më të shpejtë se në të kaluarën.

Këtë e vë në pah Bloomberg, duke cituar të dhënat e platformës Gie Agsi-Aggregated Gas Storage, ku ofrohet një përditësim ditor mbi nivelin e mbushjes së rezervave në Europë.

Aktualisht, këto nivele janë pak mbi 70% në mesataren europiane, krahasuar me 86% të vitit të kaluar. Pothuajse 25 pikë më poshtë se nivelet kulmore të arritura muajt e fundit: një rënie kaq e shpejtë nuk ishte parë prej 7 vitesh.

Italia, në këtë aspekt, mund të qëndrojë relativisht e qetë, me nivelin në 77,93% kundrejt 79,76% të vitit të kaluar. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vende shumë më të ndikuara si Hungaria (67% kundrejt 86% të vitit 2024) ose Rumania (63,5% kundrejt 81,9% të vitit të kaluar).

“Sa më të ulëta të jenë nivelet e magazinimit në fund të marsit, aq më e vështirë do të jetë për rajonin të rimbushet për dimrin e ardhshëm,” ka deklaruar në një shënim të cituar nga Bloomberg, Samantha Dart, drejtuese e kërkimeve mbi gazin natyror në Goldman Sachs. “Sidomos,” shton ajo, “duke marrë parasysh skenarin e temperaturave më të ftohta se mesatarja, që aktualisht parashikohet.”

Ndërkohë, çmimi i gazit vazhdon të bjerë paksa, pasi kishte kaluar kuotën prej 50 euro për megavat-orë. Në qendrën kryesore europiane në Amsterdam, kontratat e së ardhmes për gazin TTF janë ulur në 48,37 dollarë.

Ditët e fundit, përveç rritjes së temperaturave që ka shtyrë kërkesën lart, tensionin në treg e ka shtuar edhe ndërprerja e importeve të gazit nga Rusia, nga e cila shumica e vendeve europiane gjithsesi kishte nisur të shkëputej gjatë viteve të fundit, duke orientuar furnizimin kryesisht drejt gazit të lëngshëm natyror (GNL).

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës