Temperaturat nën zero dhe ngrica ‘pushtojnë’ vendin! Kukësi arrin deri në -16 gradë, e bllokuar rruga që lidh Nj.Ad Arrën me atë nacionale! Në Korçë rrugët e kalueshme! Boshatisen sheshet në Durrës

Temperatura nën zëro, i ftohti i acartë dhe ngricat kanë “pushtuar” vendin tonë ditët e fundit.

Sipas MeteoAlb bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.

Temperaturat do të ulen në mëngjes, por një ulje të ndjeshme do të ndjejmë edhe gjatë mesditës me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.

Në Kukës temperatura ka arritur deri në -16 gradë celsius, ndërsa janë arritur të zhbllokohen pjesa më e madhe e akseve rrugore, përveç asaj që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Në Qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë ndalur, megjithëse temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, deri në -12 gradë. Rrugët janë të kalueshme, megjithëse rekomandohet pajisja me zinxhir. 

Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë mbërthyer edhe Durrësin, duke boshatisur sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit.

Pikërisht këto temperatura ekstremisht të ulëta për vendin tonë kanë bërë që Ministria e Arsimit për shkak edhe të mungesës së kushteve në shkolla, t’i mbylli ato përkohësisht për tre ditë nga data 24-26 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Temperaturat e ulëta ‘mbërthejnë’ Durrësin, ‘boshatisen’ sheshet dhe rrugët kryesore

DURRËS- Temperaturat nën zero kanë “mbërthyer” edhe qytetin e Durrësit.

Megjithëse dielli po shkëlqen, moti i acartë ka “boshatisur” sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit të Durrësit.

Ora 10:31
Ndalin reshtjen e dëborës në Korçë, akset rrugore të gjitha të kalueshme! Temperaturat vijojnë të ulët deri në -12 gradë

 

KORÇË- Në Qarkun e Korçës reshjet e dëborës kanë ndalur, megjithëse temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, deri në -12 gradë.

Moti është pjesërisht i kthjellët në akset nacionale dhe turistike Korçe-Erseke -Leskovik.  Korçe -Voskopoje.  Në rrugën Korçë- Dardhë, qarkullimi i mjeteve mund të bëhet pa probleme.

Në orët e para të mëngjesin është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë Kripë dhe Granil, në mënyrë që mos të krijohen gjurmët e akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricës.

Kontrakotët janë në gatishmëri për proceset e punës dhe mirëmbajtjen dimëroreë gjatë ditës së sotme.

Ora 09:34
Temperaturat deri në -16 gradë në Kukës! E bllokuar nga dëbora rruga që lidh Nj.Ad Arrën me atë nacionale (VIDEO)

KUKËS- Temperaturat e ulëta nën zero dhe ngricat, kanë “pushtuar” Kukësin që prej fillimit të kësaj jave.

Zona me e ftohtë është  Shishtaveci ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Ndërkohë janë hapur rrugët e bllokuara nga dëbora e ditëve më parë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale bashkia Kukës.

Sipas njoftimit zyrtarë të Bashkisë Kukës ,është bërë e mundur ndërhyrja për pastrimin dhe zhbllokimin e akseve rrugore në  Zapod, Pakisht,Kosharisht, Topojan, Çajë, Shkinak, Orgjost, Borje, Shtrezë. Në rrugën Kukës  – Shishtavec, qarkullimi vazhdon normalisht pa problematika dhe firma kontraktuese ka angazhuar 5 mjete borëpastruese dhe kripëhedhëse. Shtabi i Emergjencave Civile dhe Ekipi i Rrugëve Rurale i Bashkisë Kukës, vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, për shkak të motit të acartë dhe ngricave. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal ndërsa pa energji janë fshatrat Nimçe, Oreshk dhe Cernalevë Nj.Ad Zapod bashkia Kukës. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente tek banorët.

Në 48 orët e fundit Kukësi, është përfshirë nga temperaturat e ulëta me disa gradë nën zero, ndërsa ngrica dhe dëbora janë prezente në rrugë ndaj apelohet për të gjithë drejtuesit e rrugës të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja