Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar, sipas MeteoAlb. Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa; Pjesa më e madhe e kontinentit vijon vranësira të dendura dhe reshje shiu, ku më problematike situata do të jetë pjesërisht në Euroopën qëndrore dhe lindore, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa kthjellimet do të dominojnë Brigjet e Egjeut dhe Gadishullin Iberik.