Vijojmë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira kalimtare ndërsa pjesa tjetër e shqipërisë mbetet me kthjellime, sipas meteoalb.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa: Vijon Zona e Alpeve, Qëndra dhe Veriu i Europës të paraqiten me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa në ndikimin e motit të kthjellët do të jetë pjesa më e madhe e Kontinentit, ku temperatura të larta priten në GadishuIlin e Iberik.