Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dukshme paraqitën në Veri-Veriperëndim të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe  jugperëndimor. Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Moti i kthjellët dominon në Europën Qëndrore dhe Veriore. Ndërsa zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik mbi mesdhe do të kushtëzojë mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore por me sasi të pakta. Po ashtu Lindja vijon me dëbore e temperatura të ulëta.