DURRËS- Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’ është arrestuar në Durrës.

29-vjeçari Xhonatan Haxhia dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.   

Me arrestimin e tij ka shkuar në 52 numri i të arrestuarve në qarkun e Durrësit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.