Tempulli 3/ Shisnin kanabis në qytetin e Vlorës, në pranga 27-vjeçari, në hetim i mituri

Tempulli 3/ Shisnin kanabis në qytetin e Vlorës, në pranga 27-vjeçari, në hetim i mituri

VLORË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’. Ai shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit.

Në momentin e arrestimin, 27-vjeçarit i janë gjetur në makinë 530 doza të gatshme për shitje.

Po ashtu policia ka vënë në hetim edhe pasagjerin, 17-vjeçarin L. Z., i cili dyshohet se bashkëpunonte me 27-vjeçarin për shitjen e drogës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Force, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte me automjet, një sasi lënde narkotike, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 27 vjeç, banues në Fier.   

Në fshatin Kuç, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Xh. J. dhe pasagjer shtetasin L. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore