Dy të rinj kanë rënë në pranga në Portin e Durrësit, pasi janë kapur me drogë gati për shitje.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në afërsi të portit të Durrësit, një automjet me të cilin qarkullonin dy të rinjtë. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).
Në pranga kanë rënë Luan Shehu, 23 vjeç dhe Stilian Rakipi, 25 vjeç, të dy banues në Sarandë, ndërsa u është gjetur edhe një thikë.
Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.