Dy persona kanë rënë në pranga në Roskovec në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Xhelal Ruko, 59 vjeç, dhe Eriseld Kalemaj, 39 vjeç, dyshohet se shisnin kanabis në zona të ndryshme të qytetit të Rokosvecit.
Nga kontrollet fizike, këtyre shtetasve iu gjetën në total, 430 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat ishin përgatitur me qëllim shitjen në bashkëpunim. Droga, bashkë me një peshore elektronike dhe 2 celularë u sekuestrua.
"Si rezultat i aksioneve të vazhdueshme të Policisë, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhelal Ruko, 59 vjeç, banues në Roskovec dhe Eriseld Kalemaj, 35 vjeç, banues në Patos. Nga kontrollet fizike, këtyre shtetasve iu gjetën në total, 430 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat ishin përgatitur me qëllim shitjen në bashkëpunim, në qytetin e Roskovecit", njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.