Tempulli/ Shisnin kokainë me doza, 3 të arrestuar, 3 në hetim në Fier (EMRAT)

Në kuadër të megaoperacionit Tempulli, policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike me doza.

Policia ka sekuestruar sasi lëndësh narkotike, fara të bimës narkotike cannabis sativa, peshore elektronike, armë sportive, 7 celularë, si dhe shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Sipas policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit Albano Mylka, 30 vjeç dhe Enklejano Stefa, 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Po ashtu u arrestua Olgert Prifti, 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia po ashtu ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Yzedin Veliu, 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin Iigli Beqiraj, 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut

Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut