TIRANE- Këshilli i Ministrave ka vendosur të shesë 100% të aksioneve të INSIG, madje ka përcaktuar dhe procedurat e tenderit për privatizimin e shoqërisë. Përmes një vendimi që mban datën 18 qershor, Qeveria ka ngarkuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të nxjerrë urdhrin për fillimin e procedurës së privatizimit me tender të shoqërisë “INSIG”, sh.a., si dhe për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit.

“Ky dokumentacion nuk do të jetë konfidencial”, thekson në vendim Këshilli i Ministrave. Përpjekjet për privatizimin e INSIG kanë nisur që prej 8 vitesh, por gjithnjë pa sukses.