Tenderat,Ministri i Drejtësisë
padit Sekretaren e Përgjithshme

Tenderat,Ministri i Drejtësisë<br />padit Sekretaren e Përgjithshme
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka njoftuar KLSH dhe Prokurorinë se gjatë këtij viti elektoral Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, ka kryer procedura prokurorimi mbi vlerat e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Sipas Bardhit vetëm në 2 procedura prokurime, që i ka fituar e njëjta kompani, ka prokuruar 1.2 miliard lëke më shumë se c’kishte parashikuar buxheti i shtetit për atë shërbim.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që këto procedura të kalojnë në sitën e KLSH-së dhe prokurorëve.

Garon për deputete:Të pezullohet nr 2 i Ministrisë

Në 3 qershor Ministri i Drejtësisë kërkoi zyrtarisht Departamentit të Administratës Publike që të zbatojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se ishte kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit