Tenderi 1.7 mld për uniformat
Ja implikimi i të pandehurve

Tenderi 1.7 mld për uniformat<br />Ja implikimi i të pandehurve
TIRANE- Ish-zyrtarët e lartë dhe tregtarët e implikuar në tenderin e uniformave në vitin 2009 dhe që u shpallën të pafajshëm tre ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së parë, kishin dhënë dëshmi të mjaftueshme për skemën korruptive të organizimit dhe të fitimit të tenderit.

Sipas dosjes së prokurorisë që posedohet nga “Shqiptarja. com”, pjesë të së cilës janë publikuar sot,  ata pranuan bashkëpunimin në blerjen e fituesve.

Nën akuzë u vunë 7 persona Bujar Murati ish-drejtor i përgjithshem i Zhvillimit të Procedurave të Përqëndruara të Prokurimit prane Ministrisë së Brendshme, Redi Popesku ish-specialist në Ministrinë e Integrimit dhe biznesmenët Artan Berberi, Festim Bashllari, Ilir Sulo e Jani Gjergjefi.

Por tre ditë më parë të akuzuarit, së bashku me pesë firma private, u shpallën të pafajshëm nga Shkalla e Parë, për shkak të një vendimi nga Gjykata e Lartë.
Në fund të nëntorit 2010, me shumicë votash Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i nxirrte të paligjshme përgjimet telefonike mbi të cilat mbeshteteshin akuzat në ngarkim të Bujar Muratit Ilir Sulos dhe Jani Gjergjefit, duke hedhur poshtë punën e SHISH-it që nxorri të palarat e tenderit 1.7 miliardë lekë të uniformave në vitin 2009.

(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten "Shqiptarja.com")
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar