TIRANE - Tenderi abuziv i dixhitalizimit të TVSH-së ka arritur sot të mbledhë, ofertat nga disa kompani të huaja. Ministri Pollo e ka vazhduar atë pavarësisht akuzave të opozitës se ai ka një kosto gati 2 herë më të lartë se duhej, se ishte i dyshimtë dhe elektoral; e ka vazhduar pavarësisht se për këtë tender është dorëzuar një kallzim në Prokurori nga deputetët e opozitës.
Sot, në Ministrinë për Inovacionin dhe TIK përfundoi procedura e dorëzimit të ofertave për ndërtimin e rrjetit dixhital të TVSH-së. Në tenderin e organizuar të hënën ( 13 maj) morën pjesë kompani si suedezja "Ericsson", japonezja "Nec", kinezja "Huawei" si dhe kompania gjermane "Rohde&Schwarz".
Deputeti Alfred Dalipi është prononcuar disa herë kundër zhvillimit të këtij tenderi nga ministria e pikërisht në këtë moment zgjedhjesh.
Dalipi është shprehur: "Nuk mundet një qeveri të marrë përsipër të kryejë një prokurim dhe veprim për llogari të transmetuesit publik. Statusi i transmetuesit publik i Radio Televizionit Shqiptar është tërësisht jashtë oborrit të një qeverie dhe të pushteteve. Rregullohet me një ligj të veçantë, ndaj edhe administrimi i tij bëhet nga organe të zgjedhura nga parlamenti dhe nga organe që zgjidhen nga Këshilli Drejtues. Pra, është tërësisht i pavarur nga strukturat qeveritare; i pavarur nga pushtetet ekonomike dhe ato shtetërore. Në rastin konkret, ministri Pollo ka marrë përsipër, me autoritetin e tij të kryejë një prokurim publik, një tender për llogari të aktivitetit të transmetuesit publik. Kjo është kontestuar jo vetëm nga ne si përfaqësues të opozitës, por edhe të komunitetit ndërkombëtar".
Kalimi nga transmetimet televizive analoge në transmetimet dixhitale është një detyrim për t’u realizuar nga qeveria shqiptare, sepse brezi i frekuencave për transmetimet radio-televizive administrohet prej saj. Realizimi i dixhalizimit të televizioneve duhet të bëhet brenda dy vitesh, pasi afati i fundit është mesi i muajit qershor 2015. Pas këtij afati, të gjithë transmetimet analoge në Evropë janë të ndaluara. Synimi është të mbulohet fillimisht 90% e popullsisë me transmetime dixhitale. Pjesa e pambuluar e popullsisë do të shërbehet nëpërmjet transmetimit satelitor.
Nga ana e qeveritarëve është premtuar që do të subvencionohen dekoderat vetëm për familjet në nevojë. Pa këtë dekoder nuk mund të ndiqen programet e rrjeteve të ndryshme. Pjesa tjetër e popullsisë do të detyrohet ta blejë vetë këtë pajisje, çmimi i së cilës mund të jetë 700-1.000 lekë.
Kjo garë ndërkombëtare bazohet në Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet televizive Analoge ne transmetime Numerike (Dixhitale) miratuar një vit më parë, në maj 2012.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

TV dixhitale, PS çon në Prokurori ministrin Pollo