Tenderi, Braçe: Kallëzim penal për
Berishën e disa portale, ja e vërteta

Tenderi, Braçe: Kallëzim penal për<br />Berishën e disa portale, ja e vërteta
Socialisti Erion Bracce i cilëson shpifje akuzat e ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion në tenderin e rrugës Mertish-Tre Ura, në Bashkinë e Divjakës.

Nga rrjeti social Facebook, Braçe shkruan se do të depozitojë nesër një kallëzim penal në ngarkim të Berishës, për shpifje. E njëjta padi, sipas tij, do të shkojë edhe për disa portale, që siç thotë Erion Bracce, kontrollohen nga ish kreu demokrat.
 
Duke iu referuar akuzave për tenderin e rrugës, për të cilin Berisha tha se kryebashkiaku i Divjakës dhe deputeti i zonës kanë përfituar abuzivisht 1.2 milionë dollarë, Braçe ka publikuar disa dokumente se pse tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të shtrenjtë.

Sipas tij, firma tjetër është skualifikuar nga gara për 7 shkelje të ligjit të Prokurimit Puvlik, kur njëra prej tyre është oferta që sipas ligjit quhet "anomalisht e ulët".

"Pas këtij vendimi të komisionit të tenderit, komision të cilin as sot nuk e di se cili është e jo më ta kem kontaktuar, i njëjti komision i ka dhënë mundësi kompanive të ankohen administrativisht", thekson ai, duke sqaruar se vetë firma ka hequr dorë nga ankimimi administrativ mbi procedurat e tenderit të rikonstruksionit të rrugës.
 
Deputeti socialist paralajmëron se nëse akuzat e Berishës vërtetohen, atëherë ai do të largohet nga politika.
 
Përgjigje Sali Berishës dhe bandës së tij:
 
Ja e vërteta:

 
Dokumenti i firmës në emër të së cilës flet Sali Berisha!
 
Shtatë shkelje ligji, tërhiqet vetë nga ankimimi administrativ!
 
Nga nesër kallëzim penal për Sali Berishën dhe portalet e tij!
 
Sali Berisha dhe banda e tij mediatike, ja dolën pasdite ta heqin vëmendjen nga ajo që ishte dhe do jetë shumë gjatë shkaku i sulmit ndaj meje;
 
Koncesionet e Panama Papers-Koncesioni i markimit të karburanteve dhe koncesioni i pullave fiskale!
 
Tani po ja jap edhe unë mundësinë duke u marrë me shpifjet e tij vetëm sot:
E para, për tenderat:
SALI, CIM, HABJON, ARMAND E ANDI (ndjese qe po u drejtohem me emrat tuaj real);
KURRE, PO VERTETE KURRE, NUK JAM MARRE ME NDONJE TENDER NE 20 VITE NE POLITIKE, AS KAM LOBUAR, AS KAM KERKUAR, AS KAM TAKUAR, AS KAM FAVORIZUAR E AS KAM DISKRIMINUAR NONJE SIPERMARRES; E KAM PRAKTIKE PUNE QE TE MOS TAKOJ KURRE KEND!
Nëse gjeni një të vetëm të thotë ndryshe, bujrum nxirreni në publik dhe unë nuk kam më punë me politikën!

erion brace

E dyta, për tenderin e rrugës Mertish-Tre Ura;
AS JAM MARRE E AS E KAM DITUR DHE AS E DI ENDE KUSH KA HYRE NE TENDER, KUSH KA KONKURUAR, KUSH KA FITUAR DERI PAK PARA SE TE FLISJA NE KUVEND, MADJE KUR JAM CUAR KAM QENE NE TELEFON DUKE MARRE INFORMACION PER TE PAS AKUZAVE TE SALI BERISHES!!
Nëse gjeni një nga biznesmenët që paskan marrë pjesë në tender që të thotë se ka kontaktuar, komunikuar apo takuar me mua, bujrum nxirreni në publik dhe unë nuk kam më punë me politikën.
E treta, për firmën që pretendon Sali Berisha se është skualifikuar padrejtësisht nga tenderi, pas informacionit që mora e të cilin nisa ta shqiptoj në sallë, ndaj më sulmuan, rezulton;
FIRMA NE FJALE ESHTE SKUALIFIKUAR NGA GARA PER 7 SHKELJE TE LIGJIT TE PROKURIMIT PUBLIK, KUR NJERA PREJ TYRE ESHTE OFERTA QE SIPAS LIGJIT QUHET "ANOMALISHT E ULET"!
Pas këtij vendimi të komisionit të tenderit, komision të cilin as sot nuk e di se cili është e jo më ta kem kontaktuar, i njëjti komision i ka dhënë mundësi kompanive të ankohen administrativisht.
Kompania në emër të së cilës flet Sali Berisha e ka paraqitur një të tillë, por ndërkohë, dy ditë më pas ka drejtuar në të njëjtin komision këtë shkresë me firmë e vulë të pronarit në të cilën thuhet e zezë në të bardhë:
NGA ALBA KONSTRUKSION SHPK/ DREJTUAR: BASHKISE DIVJAKE/
DEKLARATE
DEKLAROJME SE HEQIM DORE NGA ANKIMIMIADMINISTRATIV MBI PROCEDURAT E TENDERIT "SISTEMIM ASFALTIM I RRUGES MERTISH-TRE URA NR. 40/1 PROT DATE 30.12.2015 DREJTUAR BASHKISE DIVJAKE.
ALBA KONSTRUKSION/ADMINISTRATOR XHAVIT ISMAILI.
 
Tani a mund të më thoni se si kam vjedhur unë dhe si ka mundësi që unë i kam bërë dëm kësaj firme, por edhe parave publike?
 
KJO ESHTE E VERTETA!!
 
Nisur nga kjo;
 
Që nga nesër, unë dhe avokatët e mi nisin procedurat e kallëzimit penal për shpifje ndaj Sali Berishës, portalit të tij SYRI, portalit tjetër Hashtag Albania dhe kujtdo tjetër që s'e kam parë ende", shkruan Erion Braçe. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë