Tenderi i çuditshëm i SHISH,
blen lule 'gojë ujku' dhe 'gjizë'
Shërbimi Informativ Shtetëror u vu në qendër të opinionit pas dorëheqjes së drejtorit Visho Ajazi Lika.
Shërbimi Informativ Shtetëror u vu në qendër të opinionit pas dorëheqjes së drejtorit
Visho Ajazi Lika. Në vend të tij u komandua zëvendësi, Helidon Bendo. Ky i fundit është propozuar nga kryeministri për drejtues të ri, ndërsa ende nuk është dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Bendo ka vijuar të ketë rolin e titullarit, madje duke bërë edhe tendera.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi të SHISH. Normalisht, ky shërbim blen pajisje përgjimi, telekomunikacioni, por, drejtuesi i ri ka menduar ta fillojë ndryshe detyrën e re. Blerjen e parë, Bendo e ka për lule, por që nuk janë të zakonshme.
Në dokumente përcaktohet se SHISH do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit prej 34 450 lekë, pa TVSH, me objekt “blerje lule stinore”. SHISH kërkon 400 lule “vjollca”, 150 lule “Misiri”, 90 lule “gojë ujku” dhe 49 lule “gjize”. Nga emri i luleve, duken të tmerrshme, por në fakt janë tepër të veçanta.
Sipas Shërbimit, lule “vjollca” duhet të jetë e shkurtër, të vendosura në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lule
“Misiri” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura.
Ndërkohë, lule “gojë ujku” duhet të jenë të shkurtra në vazo plastike një përdorimshe me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, me ngjyra të ndryshme dhe të çelura. Lulet e “gjizës” duhet të jenë të shkurtëra në vazo plastike një përdorimshe, me gjatësi të kërcellit 10-15 cm, dhe të çelura.
Mësohet se lulet do të blihen 5 ditë nga bërja e tenderit, ndërsa dokumenti mban emrin e Helidon Bendos. Mesa duket, godina e SHISH që më tepër simbolizon misterin dhe frikën, tashmë ka vendosur të “zbutet” me disa lule të ralla.
Lajmi është marrë nga TPZ.AL
Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
46.5%
-
I keq
11.6%
-
As i mirë as i keq
41.9%
Vota total: 43
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30