Tenderi i ministrisë, Gazeta
Shqiptarja.com zbuloi favorizimin
Gazeta Shqiptarja.com zbuloi për herë të parë manipulimin e kryer nga zyrtarët e lartë të ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sportit me paratë e tenderit të 100-vjetorit.
TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com zbuloi për herë të parë manipulimin e kryer nga zyrtarët e lartë të ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sportit me paratë e tenderit të 100-vjetorit. Ka pasur heshtje nga ministria e Kulturës për mënyrën sesi u zhvillua ky tender. Ai u bë publik pak ditë para se të kryhej (të enjten), ndërsa firmat do të garonin të hënën. Një ndër dokumentet që kërkohej për këtë tender, ishte marrja e dokumentit nga Tatimet për shlyerjen e të gjitha detyrimeve karshi shtetit, një dokument që minimalisht kërkonte një javë kohë për t'u marrë. Një procedurë e tillë hodhi hije dyshimi lidhur me spekulime për mënyrën e organizimit të tenderit.
"Ishte e pamundur të garonim, edhe pse kemi marrë pjesë në aktivitete të tilla. Dokumentet që kërkoheshin për këtë tender nuk mund të plotësohen në afatin kohor triditor, për më tepër kur dihet se e shtuna dhe e djela janë pushim. Ndër të tjera, në qarqet dhe botën e organizimit dhe prodhimit të eventeve të tilla, dihet qartë se kush do të jetë fituesi dhe që ky tender është i paragjykuar", deklaroi për Shqiptarja.com drejtuesi i një prej operatorëve që funksionon në këtë fushë dhe që provoi të hynte në tender, pa sukses.
I pyetur nga Shqiptarja.com pas zhvillimit të garës, zv.ministri Nikollë Lesi ka deklaruar: "Nuk kam asnjë dijeni si zv.ministër dhe asnjëherë nuk është diskutuar në mbledhjen e ministrit me zëvendësministrat një projekt i tillë. Nëse është kështu siç thoni ju - që përzgjedhja po bëhet me dyer të mbyllura - kjo është e patolerueshme. Gjithshka duhet të jetë e hapur, transparente para publikut e medias për konkurruesit që kanë marrë pjesë, nëse është bërë ky tenderim. Unë nuk jam anëtar i Komisionit e as nuk bëhem, por duhej të isha informuar patjetër se përse bëhej fjalë".
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49%
-
Frikë se humbin
43.5%
-
Arsye të tjera
7.5%
Vota total: 1463
Lajme të tjera
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18
-
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret 'rënie të shpejtë' të inflacionit
29 Mars, 14:16
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48
-
Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe
29 Mars, 13:37
-
A po shkel Kodin Zgjedhor me shpërblimin për pensionistët? Rama: Askush s’na ndalon, kinezëri partish! Nuk i lëmë vetëm në këtë kohë krize
29 Mars, 13:31