Në tenderin e shpallur nga qeverië Berisha morën pjesë 4 kompani: suedezët e “Ericsson”, japonezja “NEC”, kinezët e “Huawei”-t, si dhe kompania gjermane Rohde&Schwartz. Tenderi, i realizuar nga ishministri i Inovacionit Genc Pollo, konkludoi pas një procesi të dyshimtë me dy fitues, Rhode&Schwartz dhe Ericsson, çka u bë objekt i një gjyqi nga firma me qeverinë shqiptare.
Tenderi është kundërshtuar dy vjet më parë nga opozita e atëhershme, që akuzoi ministrin e Inovacionit të qeverisë Berisha, Genc Pollo, për shkelje të procedurave të tenderit, paracaktim të firmës konsulente, asj fituese, shkeljen e ligjit pasi tenderi nuk duhej të zhvillohej nga qeveria, por nga vetë TVSH; si dhe për çmimin e lartë. Duke e cilësuar si një skandal korruptiv, Partia Socialiste dorëzoi edhe një padi penale në Prokurori.
Duke marrë gjithshka mbrapsht, qeveria e PS ka firmosur kontratën për tenderin e dixhitalizimit, ashtu si u zhvillua në 2013-n, duke pranuar procedurat e tenderit, vlerën prej 21.56 milionë eurosh. Ndërkohë, kanë kaluar dy vjet dhe çmimet e referencës për pajisjet dixhitale kanë ndryshuar. Sipas specialistëve, për shkak të zhvillimit teknologjik, pajisjet e kontraktuara mund të gjenden me një vlerë të paktën 20-30 për qind më lirë, por do të paguhen më shtrenjtë nga taksapaguesit.
Shkrimi u botua në gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com