Tenderi i ristrukturimit të Ministrisë
Ahmetj: S’bëhet fjalë për mln euro

Tenderi i ristrukturimit të Ministrisë<br />Ahmetj: S’bëhet fjalë për mln euro
Kreu i Financave Arben Ahmetaj ka pohuar se dikasteri që ai drejton po përgatit një tender për rikonstruksionin e strukturave të saj.
 
Por ka theksuar se nuk bëhet fjalë për miliona euro, siç pretendojnë disa media, dhe bëhet fjalë për përmirësimin e funksioneve të Ministrisë.

Sipas Ahmetajt, punimet kanë synim ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore për ta transformuar ish Ministrinë e Mbrojtjes së epokës së komunizmit në Ministri Financash.

Deklaratat e Ahmetaj u bënë përpara një leksioni me studentët e ekonomisë. Ai analizoi situatën ekonomike në vend, duke theksuar se investimet në vitin 2015 arritën shifrën rekord prej më shumë se 800 milionë euro, ndërkohë që ekonomia po shënon rritje të qëndrueshme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza