Ministria e Transportit ka hapur më 9 qershor procedure konkurruese për dhënie me koncesion të portit të Jahteve, Durrës, për ndërtimin, shfrytëzimin e tij dhe transferimin në pronësi të shtetit (forma BOT). Procedura do të mbyllet më 15 korrik. Kjo procedurë është ndjekur edhe për portin e Jahteve në Orikum që në vitin 1996. Më pas, në vitin 2009 është zhvilluar tenderi për portin e Jahteve në Gjirin e Lalzit. Një tjetër koncesion është dhënë në vitin 2013, pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Në këtë zonë nuk kanë filluar punimet. PS në opozitë deklaroi se me ardhjen në pushtet do ta anulonte këtë të fundit, por s’e bëri.