Tenderi për “Jaguar”, PD: Populli pa
bukë qeveria makina luksi, REAGIMI

Tenderi për “Jaguar”, PD: Populli pa<br />bukë qeveria makina luksi, REAGIMI
TIRANE - Nënkryetari i Partisë Demokratike  Edmond spaho ka denoncuar tenderin për blerjen e makinave tip Jaguar për ministrat e qeverisë së tij. Nga selia blu deputeti Spaho  tha se ndërsa shqiptarët nuk mund të përballojnë kostot mujore kryeministri dhe ministrat e tij të cilët ai i cilësoi të të korruptuar porosisin makina të fundit.
 
Pas deklaratës së deputetit demokrat ka reaguar edhe qeveria në faqen online transparenca.al, ku sqarohet se deklarata e PD u referohet  shkrimeve në media dhe  jo fakteve.  Sipas qeverisë Garda e Republikës së Shqipërisë nuk ka shpallur asnjë tender për të blerë makina të cilat do të vihen në përdorim të Kabinetit Qeveritar.

“Tenderi për të cilin media të ndryshme kanë ngritur pretendime ka të bëjë me marrjen me qera të automjeteve që Kabineti Qeveritar do të përdorë, duke pasur parasysh amortizimin e flotës aktuale të automjeteve, mungesën e sigurisë në transport, koston shumë të lartë në mirëmbajtje, si edhe koston e lartë në konsum të karburantit. Së dyti, duke qenë se tenderi në fjalë ka të bëjë me shërbimin e transportit të personaliteteve të larta shtetërore dhe sigurinë e tyre fizike, Garda e Republikës është e detyruar të rezervohet në dhënien e informacionit të klasifikuar. Por çka është më e rëndësishme është analiza financiare, që tregon se marrja me qira (leasing) e automjeteve që do të kryejnë transportin e Kabinetit Qeveritar është version më i lirë jo vetëm se blerja e automjeteve të reja, por edhe se mbajtja në përdorim e flotës ekzistuese”, thuhet në reagimin e qeverisë.

jaguar

Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Në kohën kur varfëria e ka kaluar kufirin, kur ekonomia është në krizë të thellë, kur papunësia shtohet dhe qytetarët janë çdo ditë e më të pashpresë, Edi Rama mendon se ka ardhur koha që Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri e soji i tyre në kabinet, të kenë makina edhe më luksoze për të ndenjurat e tyre të krimbura në korrupsion e krim.
29 jaguarë, makina e fjalës së fundit, janë porositur nga Edi Rama për të dhe për ministrat.

Makina si kjo që shihni në ekran, mjetet e preferuara të sheikëve e pasanikëve në botë. Ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zvhatjes, e plackitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë. Shpërmblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do merren makinat. Një jaguar i ri për Mimin dhe kushërirën ministre, për Ditmirin e Peleshin, për tërë bravo-cunat, e qeverisë, është mesazhi i Edi Ramës, për mijëra familje që nuk mbyllin dot muajin, për mijëra që kanë mbyllur dyqanet, për mijëra që po ikin nga sytë këmbët. Ky është mesazhi i tij; nuk më intereson fare gjendja juaj, jeta juaj. Çfarë duhet tani është nga një jaguar për të dhe ministrat e tij që janë sot fytyrat më të urryera në vend, simboli i vjedhjes, korrupsionit e pasurimit me taksat e shqiptarëve, shkaktarët e mjerimit. Një jaguar luksoz për Saimir Tahirin, i cili e ndan makinën e tij private me bandën e drogës, më pas thotë e kam shitur por pranon që ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar, dhe në fund e merr sërish narko-taksinë kur shkon vetë me pushime. Një jaguar luksoz për Ilir Beqën, kampionin e korrupsionit që jo vetëm ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private, rreth 11 milionë euro, por po shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shendetësi, tek miqtë e tij e të kryeministrit.

Një jaguar luksoz për Damianin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it.

Kjo është qeveria që kemi. Ky është kryeministri që kemi.

Nuk pret më koha. Shqiptarë! Duhet të ngrihemi e ti ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me jaguarët e tyre.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët