DASHI 21. mars - 20. prill
Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë edhe më e mirë nëse pranoni të tregoheni më pak autoritarë. Sigurisht që ju jeni besnikë dhe të sinqertë për ato që ndieni, por duhet të mësoni të kërkoni mendimin e tjetrit para se të merrni vendime lidhur me jetën në çift. Beqarët do kalojnë momente shumë intensive. Në planin financiar do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën.
DEMI 21. prill - 21. maj
Sot nuk do jeni shumë të dhënë pas partnerit dhe ka mundësi ta lini atë pas dore. Do merreni me punë dhe çështje të tjera që do ju interesojnë më shume. Lidhja do pësojë goxha tronditje. Beqarët do favorizohen nga planeti Saturn dhe Mars dhe mund të realizojnë takime interesante. Buxheti nuk do jetë i keq, por as aq i mirë sa për të kryer shpenzime me sy mbyllur.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Jeta juaj në çift ka rrezik të jetë shumë e ndërlikuar gjatë kësaj dite. Plutoni do ju nxitë të jeni kokëfortë dhe të padëgjueshëm çka do sjelle debate. Beqarët duhet te kalojnë ditë të tëra njohjeje para se të hedhin hapa me tej me personat që do takojnë sot. Çdo veprim i nxituar do sjellë probleme. Financat do jenë mjaftueshëm të mira sa për të kryer investimet e planifikuara.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Të dashuruarit do kenë një bashkëpunim për tu adhuruar dhe do kalojnë vetëm momente të bukura pranë atij që kanë në krah. Beqarët do jenë të gatshëm për çdo gjë vetëm për të mos mbetur më të vetmuar. Edhe aventurat kalimtare do duken tërheqëse për ta. Problemet financiare do arrini t'iu zgjidhni që të gjitha dhe do ndiheni shumë më të qetë në fund të ditës.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Tregohuni më të dashur dhe më të ëmbël me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur një marrëdhënie akoma më të mirë. Ndonjë surprizë e vogël nuk do ju bënte keq. Beqarët kësaj here do kenë mundësi të njohin dashurinë e madhe, por nuk duhet t'ua thonë këtë gjë të gjithëve. Sektori i financave nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Kujdes me çdo hap.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Nëse lidhja juaj është e fortë, sot nuk do ndodhë asgjë e keqe për ju. Përkundrazi në mbrëmje do arrini të krijoni një klimë romantike që do ju falë kënaqësi. Edhe për beqarët do ketë ndodhi shumë të bukura. Ata do realizojnë takime interesante që shumë shpejt do i bëjnë ta shohin botën ndryshe. Që financat të mbeten te mira mundohuni të mos ia besoni askujt tjetër menaxhimin e tyre.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Tension, konflikte, debate. Jeta juaj ne çift ka për të qenë shumë e trazuar dhe do ju sjellë mërzitje të madhe. Në disa momente do keni vetëm dëshirë të mbylleni ne vetvete. Beqarëve nuk do ju krijohen aspak mundësi për të realizuar takimet që kishin ëndërruar kështu që do mbeten vetëm. Për të stabilizuar financat do luftoni shumë fort.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Lidhja juaj me partnerin ka për të qenë e vështirë dhe shumë problematike sot. Do jeni kokëfortë të dyja palët dhe nuk do doni të ulni hundën. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, ka mundësi që sot të merrni ftesa ose propozime. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur sepse në të kundërt nuk do mund t'ia dilni dot as të kryeni shpenzimet më të domosdoshme.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Ditë shume e qetë ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do merrni vesh për mrekulli me partnerin, do kaloni më tepër kohë së bashku dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vjetra. Beqarët do kenë takime të cilat shume shpejt do sjellin ndryshime edhe në status. Me financat duhet të merreni më seriozisht pasi çdo gabim sot do sjellë probleme të mëdha nesër.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Çiftet do kenë disa probleme të vogla, por asgjë alarmante apo që të kenë pasoja për të ardhmen. Ndikimi i shkëlqyer i Uranit dhe Neptunit premtojnë takime te jashtëzakonshme për beqarët. Të gjithë kanë për të pasur ndryshime pozitive. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do sjelle fat me shumice dhe do ju ndihmojë të pasuroheni më shpejt.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Sado që të mundoheni sot nuk do arrini të ruani një klimë të qëndrueshme ju të dashuruarit. Debatet do jenë të vazhdueshme dhe ndonjëherë për gjëra pa rëndësi. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do kenë një përmirësim të dukshëm gjatë kësaj dite çka do ju ndihmojë të shlyeni disa borxhe.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Ditë shumë konfliktuale do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jenë personat e tretë ata që do iu nxitin idetë negative që do sjellin debate të njëpasnjëshme. Beqarët nuk duhet ta humbin shpresën deri në sekondën e fundit. Me financat do jeni realistë dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim të tepruar. Kjo sjellje do bëjë që paratë t'iu mjaftojnë për gjithçka.