Tension në Gjirin Hormuz,SHBA-të
qëllojnë ndaj anijeve iraniane

Tension në Gjirin Hormuz,SHBA-të<br />qëllojnë ndaj anijeve iraniane
Një anije amerikane ka qëlluar tri herë kundra katër anijeve të Iranit që po afroheshin me shpejtësi.

Ngjarja u shënua të dielën në ngushticën e Hormuzit çka pritet të tensionojë raportet mes dy shteteve sidomos me ardhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët thanë se anijet iraniane mbërritën në gati 800 metra nga Mahan.

Anijet iraniane nuk i janë përgjigjur thirrjeve të palës amerikane e për këtë arsye sipas zyrtarëve erdhi dhe reagimi.

Incidenti vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Donald Trump do të bëjë betimin më 20 janar.

Në shtator, Trump ka premtuar se të gjitha anijet iraniane që kanë 'bezdisur ' Shtetet e Bashkuara do të dëbohen nga ujrat e vendit.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji. E fundit u shënua në gusht, kur një nga anijet e marinës amerikane qëlluan ndaj anijeve iraniane që po i afroheshin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf