Tension në jug të Egjeut, grekët
qëllojnë anijen me flamur turk

Tension në jug të Egjeut, grekët<br />qëllojnë anijen me flamur turk
Një incident i rëndë është shënuar në jug të detit Egje. Anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë kanë hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk, pasditen e kësaj të hëne. 

Ky incident ka bërë që komanda e Forcave Detare të Turqisë të dërgojë një anije luftarake.

Mësohet se ekuipazhi i anijes turke të mallrave është sjellë në ujërat territoriale të Turqisë i shoqëruar nga ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare të Marmarisit, ndërsa prej tyre do të merret deklaratë lidhur me rastin.

Theksohet se në anije ka gjurmë plumbash, por jo persona të plagosur.

Burimet diplomatike theksojnë se janë në kontakt me institucionet relevante. Ndërkaq, përveç dy anijeve të Komandës së Sigurisë Bregdetare, në rajon menjëherë është dërguar edhe një anije luftarake e Komandës së Forcave Detare të Turqisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz