Tension në Shkup, protestues
maqedonas bllokojnë rrugët

Tension në Shkup, protestues <br />maqedonas bllokojnë rrugët
MAQEDONI-Ka qënë e tensionuar nata e mbrëmshme në Shkup të Maqedonisë. Një objekt i një pronari shqiptar në lagjen Radishan të Shkupit është djegur mbrëmë nga grupet maqedonase, ndërsa dhjetëra të rinj, me kapela në kokë kanë bllokuar rrugët kryesore të Radishanit, duke kërcënuar dhe kërkuar zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë që ndodhi natën e së enjtes në afërsi të fshatit Smilkovc. Banorët me shtetësi shqiptare që jetojnë dalje të kësaj lagje kanë kaluar natën nën ankth dhe frikë, nga sulmet e mundshme të protetsuesve maqedonas.

Tensione ka patur edhe në lagjen Butel, ku një grup protestuesish mësohet se ishin nisur për të sulmuar shtëpi të shqiptarëve, por nuk janë lejuar nga njësitet policore të ndërhyrjes së shpejtë. “Apelojmë që të ndërpriten këto skenare, sepse përndryshe rreziku mund të jetë me pasoja të mëdha dhe të eskalojë situatë e pakontrolluar. Turmat e çmendura patën si cak që të sulmojnë shtëpitë tona, por u evitua konflikti dhe qëllimet e tyre”, theksoi banori i Butelit, për agjensinë Ina.

Edhe në fshatin Luboten mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar, pasi protestuesit sërish kanë vënë barrikada në rrugën që lidh fshatin me lagjen Radishan dhe Shkupin. Edhe në lagjen Draçevë në pjesën lindore të Shkupit ishte vendosur një barrikadë me dhjetëra protestues maqedonas, të cilët kishin bllokuar rrugën që lidh Shkupin me fshatrat shqiptare të Karshiakës.

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Fati Iseni ka theksuar se me këto skenare po pengohet lëvizja e lirë dhe po nxiten tensione të panevojshme.
Grupe të të rinjve maqedonas janë parë edhe nëpër lagje të tjera të Shkupit, si Lisiçe, Kisella Vodë, në një pjesë të lagjes Gazi Babë, etj.
Ndërkaq nëpër rrugët e Shkupit kanë qenë të pranishme forca të shumta policie. Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar të mbajë të bllokuara disa akse rrugore që lidhin Radishanin dhe lagjen Butel.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje