Taku shënoi për të zotët e shtëpisë në minutën e ’36, por Guri balancoi shifrat vetëm 2 minuta nga përfundimi i pjesës së parë.
Ndërkohë, në 45-minutëshin e dytë James çoi sërish në avantazh ekipin e tij. Pak minuta më vonë, vendasit u detyruan të luanin me një lojtar më pak, për shkak se Vangjeli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kukësi u përpoq të shfrytëzonte epërsinë numerike, por Skënderbeu arriti t’i bllokonte mirë shtigjet e golit. Veprim ky që acaroi mysafirët, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes.
Në përfundim të saj, Skënderbeu mori tre pikë të rëndësishme ndaj kundërshtarit, një pretendent i fortë për titull, duke u shkëputur në kuotën e 28 pikëve. Video nga PanoramaSport.










