Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet: "Dënojmë djegien e flamurit tonë gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi".
"Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë", thuhet në deklaratën e MPJ së Turqisë.
d.b/shqiptarja.com