ITALI - Gjatë ndeshjes së vlefshme për eliminatoret Euro 2016 në Grupin H, ndeshja Itali-Kroaci e cila luhej në Milano është ndërprerë në minutën e 76’ për disa çaste për shkak të fishekzjarrëve të hedhura nga një grup tifozësh kroatë.
Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që ka larguar tifozët problematikë kroatë për të rinisur ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Golat për të dy ekipet u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, ku i pari ka shënuar për italianët Antonio Candreva në të 11-tën, por nuk ka zgjatur shumë avantazhi i të ‘kaltërve’ pasi në të 15-tën ka barazuar shifrat për kroatët Ivan Perisiç.
/Shqiptarja.com